Lajme

Superioja drejt kampionatit me 12 skuadra

By vizional

May 04, 2020

Teksa futbolli ka ndalur dhe ka ende shumë pikëpyetje se çfarë do të bëhet dhe kur mund të rinisë, në qarqet sportive ka nisur të qarkullojë ideja e një shtimi të numrit të ekipeve të Kategorisë Superiore. Pra të ketë një skemë me 12 skuadra për edicionin e ardhshëm.

Është një hipotezë e cila po lakohet gjithnjë e më shumë, por nuk dihet ende se çfarë ndodh me dy ekipet e vendeve të fundit, Luftëtarit dhe Flamurtarit, nëse do të bien apo qëndrojnë. Gjithashtu me skuadrat e Kategorisë së Parë.

Shumë dyshime dhe hipoteza po diskutohen lidhur me këtë teme, teksa edhe vetë drejtuesit e ekipeve të futbollit në vend kanë shprehur prej kohësh dëshirën që të ndryshojë skema dhe elita e futbollit të përfshijë më shumë skuadra, të paktën 12.