Sulmoi turistët në gjendje çmendurie, FLET në gjykatë Mihal Kokëdhima: U përpoqa...

Sulmoi turistët në gjendje çmendurie, FLET në gjykatë Mihal Kokëdhima: U përpoqa t’i ndaloja…Kryeministrin e kam MIK

805
0

Flet në gjykatë Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo, i cili në gjendje çmendurie sulmoi makinën e turistëve spanjollë, në ecje.

 

Teksa pritet që të jepet vendimi, pasi akuzohet për “Kanosje” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”, 51-vjeçari ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen.

 

Kokëdhima është shprehur para trupës gjykuese se nuk i sulmoi turistët por u përpoq ti ndalonte dhe ata u nisën menjëherë.

 

“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.

Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, ka thënë ai.

 

Po ashtu mësohet se Kokëdhima ka shkëmbyer edhe një bisedë me avokatët.

 

“Kaq interes për mediat nuk ka marrë edhe çështja e Osama Bin Laden në SHBA”, ka thënë njëri prej avokatëve, ndërsa i ka komunikuar se çështja ka marrë vëmendje edhe nga kryeministri.

 

Ndërkohë që Kokëdhima është shprehur: “Kryeministri harron që unë e kam mik”.

 

Sakaq, avokati i tij mbrojtjës është shprehur se klienti i tij nuk ka kryer vepër penale, por kundravajtje penale.

 

Kujtojmë se Mihal Kokëdhima është djali i xhaxhait i ish deputetit të PS, Koço Kokëdhima.