Sulm vetëvrasës në Afganistan, humbin jetën 10 persona

Sulm vetëvrasës në Afganistan, humbin jetën 10 persona

369
0

Një sulm vetëvrasës u ka marrë jetën të paktën 10 persona në Afganistan.

Sulmi vetëvrasë ndodhi në provincën Kunduz në veri të Afganistanit. Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tregoi se sulmi është kryer mes zyrtarëve të sigurisë në qendër të Kunduzit.

Ai tha se në sulm kanë humbur jetën 10 persona, duke theksuar se janë plagosur edhe 12 të tjerë në mesin e të cilëve edhe drejtori i policisë së provincës Kunduz.

Dëshmitarët okularë potencuan se sulmuesi e ka njoftuar veten si gazetar dhe ka hyrë në mesin e forcave të sigurisë.

Ndërkohë dje në orët e mëngjesit militantët që sulmuan qendrën e qytetit Kunduz u zmbrapsën. Në përleshjet kishin humbur jetën 9 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa janë vrarë 36 militantë.