Sulm me armë në SHBA, 12 të vdekur në një ndërtesë të...

Sulm me armë në SHBA, 12 të vdekur në një ndërtesë të qeverisë

476
0

Të paktën 12 persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur nga një sulm me armë në një ndërtesë të qeverisë në Virginia Beach, SHBA.

 

Sulmi filloi rreth orës 16.00, me orën lokale, në një zonë ku ndodhen shumë institucione të qeverisë, ndërsa emrat e viktimave dhe autorit ende nuk janë bërë publike.

 

“Njëri prej viktimave u vra jashtë makinës së tij, ndërsa të tjerët u gjetën në dysheme. Skena ishte e tmerrshme dhe mund të përshkruhet si zonë lufte.  Ne do ta përmendim emrin e tij vetëm një herë e më pas do ti referohemi gjithmonë si “i dyshuari” pasi fokusi ynë tani është dinjiteti dhe respekti ndaj viktimave dhe familjeve të tyre”, tha shefi i policisë së zonës, James Cervera.

 

Sipas autoriteteve, autori mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa sipas raportimeve mediatike ai ishte punonjës në ndërtesë.