Lajme

Stuhi shiu dhe temperatura deri në 25 gradë, njihuni me parashikimin e motit

By vizional

October 13, 2021

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë më të përqendruara në jug të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 10°C.