Aktualitet

Stuhi në Durrës, vinçat rrezikuan të bien mbi jahtet në port

By vizional

August 27, 2018

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë gjatë natës qytetin bregdetar të Durrësit duke sjellë dëmtime në qytet si dhe ka rrezikuar të përplasen dy vinça në Portin e Durrësit. Nga furtuna që ka zgjatur rreth 20 minuta, njëri nga vinçat në Portin e Durrësit ka dalë nga shinat dhe është spostuar rreth gjysmë metri. Vinçat duhet të ishin të siguruar nga autoriteti portual, pasi kanë rrezikuar të përplasin 2 jahte të turisteve të ankoruar në këtë port. Gjithashtu mësohet se si pasojë e stuhisë janë shkatërruar tabla, vazo lulesh si dhe pemë në qytet, raporton News 24.