Lajme

Studimi kinez: Ja dy grupet e gjakut që rrezikojnë më shumë dhe më pak nga Covid-19

By vizional

March 18, 2020

Një studim kinez ka analizuar prekjen e koronavirusit në trupat njerëzore duke konstatuar se tipi i grupit A të gjakut është më i rrezikuar.

Kërkimet e udhëhequra nga Wang Xinghuan në Universitetin e Wuhan panë grupet e gjakut të më shumë se 2 mijë të infektuarve në Wuhan dhe Shenzhen.

Nga 206 pacientë 84 prej tyre kishin grupin e gjakut A, 63% më shumë se 52 të tjerë në grupin e gjakut 0.

Me këtë studim u konstatua se personat me grupin e gjakut 0 janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga koronavirusi.