Studimi i ri/ Shkencëtarët zbulojnë ilaçin që ndalon transmetimin e Covidit brenda...

Studimi i ri/ Shkencëtarët zbulojnë ilaçin që ndalon transmetimin e Covidit brenda 24 orësh

213
0

Një studim i ri nga Universiteti i Gjeorgjisë ka zbuluar një ilaç eksperimental që e parandalon transmetimin e koronavirusit brenda 24 orëve. Medikamenti quhet “molnupiravir” dhe nuk lejon që virusi të përhapet në të gjithë trupin.

 

Studiuesit zbuluan se ilaçi, i cili merret me anë të rrugëve orale, u provua tek kafshët ferret dhe u zbulua se nuk e përhapën sëmundjen nga njëri-tjetri, ndryshe nga të tjerët që nuk iu dha medikamenti, shkruan Daily Mail.

 

Ekipi, nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë, thotë se nëse të dhënat mund të përkthehen te njerëzit, kjo do të thotë që pacientët me COVID-19 mund të bëhen jo-infektivë brenda një dite.

 

“Ky është demonstrimi i parë i një ilaçi oral në dispozicion për të bllokuar shpejt transmetimin e SARS-CoV-2. Molnupiravir mund të ndryshojë lojën”, tha Dr Richard Plemper, një profesor në Institutin për Shkencat Biomjekësore në Xhorxhia..