Lajme

Studentja feston ribashkimin me miqtë, u ngjit koronavirusin të gjithëve

By vizional

June 10, 2020

Disa persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus pasi morën pjesë në një festë në Selanik, sipas raportit të fundit të mërkurën. Festa u organizua në një vilë luksoze nga një studente nga Selaniku që studionte në Londër, e cila po festonte kthimin e saj dhe ribashkimin me miqtë. Studentja, emri i së cilët nuk është bërë i njohur, kishte shkuar në Greqi me makinë nëpërmjet Bullgarisë. Ajo kishte qenë e detyruar të qëndronte në karantinë pas mbërritjes. Autoritetet thuhet se po përpiqen të kontaktojnë me të gjithë ata me të cilët ka bashkëvepruar kohët e fundit . Mes shqetësimit për një rritje të infeksioneve të raportuara të Covid-19, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis të martën mblodhi një takim të disa prej ministrave të tij për të diskutuar se si autoritetet mund të zbatojnë rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në mënyrë më efektive.