Studentët, në ditën e 13 të protestës, ç’do ndodhë sot në Tiranë

Studentët, në ditën e 13 të protestës, ç’do ndodhë sot në Tiranë

409
0

Studentët kanë paralajmëruar sot një protestë masive, e cila do të shënojë edhe ditën e 13 të protestës së tyre. Dje ata u bënë thirrje qytetarëve të Shqipërisë që t’u bashkohen protestës studentore pa flamuj partiakë, siç kërkuan ata vetëm për të mbështetur kauzën e tyre. Ndonëse partitë politike, kryesisht LSI, ku kryetarja Monika Kryemadhi u ka bërë thirrje të rinjve të LRI t’i lënë kartat e anëtarësisë dhe t’u bashkohen studentëve, këta të fundit nuk  pranojnë që të ketë eksponentë politikë. Ndërkohë, nga ana tjetër, ndonëse studentët vijojnë me protestat e tyre, kryeministri Rama vazhdon të bëjë thirrje për dialog. Ndërsa të rinjtë nuk pranojnë, duke theksuar se nuk ka asnjë lloj dialogu duke vënë kusht plotësimin e 8 kërkesave të tyre.   Grumbullimi i studentëve pritet të fillojë sot në orën 11:30 dhe protesta do të vijojë deri në orën 17:00. Ndërsa në rrjetet sociale po u bëhet thirrje pjesëmarrësve të marrin tollumbace të mbushura me bojë të zezë. Ata pritet të qëllojnë drejt mureve të Kryeministrisë duke i njollosur ato me të zezë në mënyrë simbolike, nismë që e kanë quajtur #Kryeministriaezezë.