Studentët marrin vendimin: Çfarë do të ndodhë nesër?

Studentët marrin vendimin: Çfarë do të ndodhë nesër?

414
0

Studentët e ngujuar në Fakultetin Ekonomik kanë përfunduar mbledhjen dhe kanë vendosur të qëndrojnë të mbyllur aty, në kërkim të plotësimit të 8 pikave të tyre. Ndërkohë ata janë shprehur se nuk ka asnjë arsye që policia apo siguria private të bllokojë dyert. “Porta nuk do bllokohet, sepse është dita e hënë. Këto ditë është bllokuar me pretekstin se është e shtunë e dielë. Studentët janë të vendosur. Nuk i bllokojmë dyert”, ka thënë një student. “Ky fakultet po mbahet me pagesat tona dhe nuk ka ansjë lloj arsyeje që të na mbyllin derën. Kjo është shtëpia jonë”, tha një tjetër student. Edhe pse Kryeministri Rama ka deklaruar se nesër një punonjës i Ministrisë së Financave dhe një tjetër përfaqësues nga Ministria e Arsimit do të jenë në çdo fakultet për të shpjeguar lehtësitë financiare që mund të përfitojnë, studentët janë të vendosur në kërkesat e tyre. “8 kërkesat nënkuptojnë automatikisht rënien e ligjit, sepse janë thelbësore”, u shpreh njëra prej studenteve. Kujtojme qe studente te tjera jane mbyllur edhe brenda Fakultetit Juridik dhe atij te Inxhinierise.