Lajme

Stresi për një kohë të gjatë rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, ja si ta menaxhoni

By vizional

February 16, 2022

Stresi është një nga fjalët që po dëgjojmë më shumë vitet e fundit. Kur stresi është për një kohë të shkurtër në fakt mund të jetë i dobishëm dhe madje mund t’ju ndihmojë të mbijetoni përballë rrezikut. Për shembull, nëse shihni një qen të madh që vrapon drejt jush, reagimi i trupit tuaj ndaj stresit mund t’ju ndihmojë të dilni nga rruga për të shmangur lëndimin.

 

Megjithatë, kur stresi është i vazhdueshëm, ai mund të ketë efekte të dëmshme në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se stresi kronik mund të jetë një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës. Stresi është përgjigja e trupit tuaj ndaj një shkaktari fizik ose psikologjik që ju e perceptoni si sfidues ose kërcënues. Në terma të gjerë, stresi është çdo ndryshim me të cilin duhet të përshtateni.

 

Ndërsa ne shpesh e shohim stresin në një këndvështrim negativ, jo çdo stres është i keq. Në fakt, stresi i mirë ekziston, dhe quhet eustress. Një shembull i eustress është marrja e një projekti të ri në punë. Mund të ndihet si e frikshme në fillim dhe mund të ketë pengesa gjatë rrugës. Megjithatë, ajo gjithashtu ju jep juve dhe ekipit tuaj një shans për të shkëlqyer, për të mësuar aftësi të reja dhe për t’u njohur për punën e mirë që bëni.

 

Ekzistojnë edhe dy lloje të tjera të stresit: stresi akut dhe kronik. Të dyja mund të ndikojnë në trupin tuaj dhe të shkaktojnë ndryshime specifike.

 

Stresi akut është afatshkurtër dhe i identifikueshëm. Për shembull, mund të keni stres akut kur: shkoni për një intervistë pune, kur duhet të dilni para një publiku dhe të flisni, kur do bëni një vizitë tek dentist, kur ngecni në trafik rrugës për në punë etj. Kur përballeni me stres akut, trupi juaj njeh ndryshimin me të cilin duhet të përshtatet, e trajton atë dhe më pas kthehet në një gjendje normale.

 

Stresi kronik ndodh kur përballeni me një sfidë që nuk ka një fund të qartë. Si rezultat, ju qëndroni në një gjendje gatishmërie për t’u përballur me një kërcënim të vazhdueshëm. Stresi kronik nuk i jep trupit tuaj një shans për t’u rikuperuar dhe për t’u kthyer në një gjendje normale.

 

Kur përballeni me këtë lloj stresi, frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës suaj mbeten më të shpejta, muskujt tuaj mbeten të tensionuar dhe sistemi juaj tretës mund të mos funksionojë siç duhet. Gjithashtu, sistemi juaj imunitar mund të jetë ulur.

 

Ka shumë shkaqe të mundshme të stresit kronik. Disa shembuj përfshijnë: përballja me një sëmundje kronike,shqetësimet financiare, problemet ne marrëdhënie ose në familje, presio n ose sfida që lidhen me punën tuaj, diskriminimi ose racizmi etj.

 

Përgjigja ndaj stresit është një përshtatje që përgatit trupin tuaj për t’u përballur me një sfidë ose kërcënim. Reagimi ndaj stresit fillon në trurin tuaj pasi të keni perceptuar diçka si stresuese ose kërcënuese.

 

Në përgjithësi, ka dy komponentë të ndryshëm për përgjigjen ndaj stresit:

 

Kortizoli. Kur hasni një arsye stresuese, truri juaj rrit prodhimin e kortizolit, i njohur gjithashtu si “hormoni i stresit”. Një nga funksionet kryesore të kortizolit është të rrisë nivelet tuaja të energjisë në mënyrë që të përballeni me një situatë stresuese. Ai e bën këtë duke ndihmuar në lëvizjen e sheqernave të ruajtura në mëlçi në qarkullimin e gjakut, ku sheqernat mund të përdoren si energji.

 

Epinefrinë dhe norepinefrinë. Një pjesë tjetër e trurit tuaj sinjalizon për rritjen e prodhimit të hormoneve epinefrinë dhe norepinefrinë. Kjo pjesë e përgjigjes ndaj stresit shpesh referohet si përgjigja “lufto ose ik”. Rritjet e këtyre hormoneve përgatisin trupin tuaj për t’u përballur me një situatë stresuese:

 

duke rritur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut

 

duke rritur ritmin tuaj të frymëmarrjes

 

duke rritur rrjedhjen e gjakut në muskujt tuaj

 

ulje e tretjes

 

duke rritur furnizimet tuaja me energji

 

Si ndikon stresi në zemrën tuaj?

 

Kur stresi bëhet kronik (i zgjatur ose i vazhdueshëm), ai mund të ketë efekte të dëmshme në trupin tuaj. Efektet e stresit në shëndetin e zemrës janë studiuar prej kohësh, veçanërisht pasi sistemi kardiovaskular është një pjesë jetike e përgjigjes sonë ndaj stresit. Një studim i vitit 2021 përfshinte 118,706 njerëz pa sëmundje ekzistuese të zemrës në 21 vende. Në përgjithësi, studiuesit zbuluan se stresi i lartë shoqërohej me një rrezik në rritje për: sëmundje kardiovaskulare, sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru, vdekje.

 

Për më tepër, sipas një studimi të vitit 2018, stresi mund të jetë një faktor rreziku për kardiomiopatinë, një sëmundje progresive që shkakton dobësimin e muskujve të zemrës.  Grumbullimi i streseve të përditshme mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, si:  Aktiviteti në rajonin e amigdalës së trurit tuaj rritet në përgjigje të stresit. Ky zbulim lidhet pastaj me  një inflamacion që ndikon negativisht në arteriet. Këto ndryshime duket se rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve shëndetësore potencialisht serioze.

 

Si të menaxhoni stresin dhe të mbroni zemrën tuaj

 

Megjithëse nuk mund ta shmangni plotësisht stresin, ka hapa që mund të ndërmerrni për të menaxhuar stresin në mënyrë efektive dhe për të mbrojtur shëndetin e zemrës. Le të shohim disa shembuj të teknikave të dobishme të menaxhimit të stresit.

 

Bëni ushtrime të rregullta.

 

Provoni teknikat e relaksimit.

 

Bëni diçka që ju pëlqen.

 

Lidhuni me të tjerët, kaloni kohë me ta.

 

Kërkoni ndihmë kur është e nevojshme.

 

Gjeni atë që funksionon për ju.