Lajme

Stresi dhe Kejsi të ndarë! Fotot që s’lenë vend për dyshime, bukuroshja largohet pa e kthyer kokën pas

By vizional

August 01, 2019

Të gjithë prisnim se do të martoheshin, por sërish Stresi diti të na befasojë.

 

Reperi problematik me Policinë dhe ligjin dhe partnerja e tij zyrtare Kejsi, duket se janë ndarë.

 

Dyshimet nisën qysh pas daljes së Stresit nga burgu. Kejsi i dha e para sinjalet. Ajo fshiu të gjitha fotot me Stresin, hoqi mbiemrin “Lushaj” nga bio në Instagram, dhe nuk e ndiqte më reperin.

 

Edhe Stresi nuk e ndiqte më të dashurën në rrjetet sociale.

 

Reperi u pa teksa po shijonte një xhiro me makinë me miqtë e tij në Vlorë, me tufa me para nëpër duart, ndërsa Kejsi është nisur për të jetuar në Kanada.

 

Në fotot e shpërndara prej saj në rrjetet sociale, reperi mungon. Ajo shihet teksa ecën pa e kthyer kokën pas.