Strakosha në “rrjetën” e Tottenhami

Strakosha në “rrjetën” e Tottenhami

510
0

Portieri i  Kombëtares së Shqipërisë dhe I Lazios, Thomas Strakosha, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Londër, pasi që Tottenhami së fundi është shprehur i interesuar ta blejë atë këtë verë.. Tani 32-vjeçar, edhe vetë Hugo Llorisi, por edhe Tottenhami, ka filluar të mendojë për mundësinë e largimit nga skuadra e klubit londinez. Kjo ka bërë që drejtuesit e Tottenhamit të interesohen për Thomas Strakoshën.

Megjithatë, finalisti i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve nuk do ta ketë të lehtë ta arrijë këtë qëllim këtë sezon pasi që jo vetëm që Strakosha kushton mbi 25 milionë euro, por për të është i interesuar edhe Arsenali.

24-vjeçari ka qenë titullar i rregullt për klubin e Serisë A, Lazion, gjatë dy vjetëve të fundit, por ëndrra e tij e madhe raportohet të jetë të luajnë në Premierligë, pasi që Sport Witness raporton se shqiptari është i mahnitur nga futbolli anglez.

Megjithatë, 25 milionë euro mund të jenë më shumë para sesa që janë të gatshëm të shpenzojnë drejtuesit e Tottenhamit për një portier i cili do të mbetet të paktën për sezonin e ardhshëm vetëm si opsion i dytë.

Për më tepër, edhe Strakosha mund të mos jetë i gatshëm ta pranojë një ofertë nga Tottenhami nëse atij nuk i garantohet se do të luajë të paktën në ndeshjet e kupave në Angli.

E njëjta situatë për Strakoshën është edhe në Arsenal, pasi që trajneri Unai Emery e do atë vetëm si opsion për portier të dytë. Pozita e portierit të parë i besohet plotësisht Bernd Lenos, i cili s’e ka asnjë synim të largohet nga klubi