Lajme

‘Strakosha është lojtar me karakter’, De Biazi me superlativa për kuqezinjtë e Italisë: Shqipëria po rritet dhe…

By vizional

March 18, 2020

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biazi, ka dhënë së fundmi një intervistë për radion italiane “Laziali on Air”.

Tekniku Italian foli për përfaqësuesen kuqezi dhe prespektivat që ka për të ardhmen. De Biazi u pyet nga drejtuesit e radios edhe për Strakoshën, që është pika kyçe e kryeqytetasve.

Ku mund të shkojë Shqipëria? E vështirë për të parashikuar, por “diamantet” po shtohen dita-ditës.

“Është e vështirë të thuhet se çfarë kërcimi cilësor mund të na bëj Shqipëria. Në këtë moment, futbolli bën pjesë në shoqëritë e atyre vendeve, Ballkani po vazhdon të prodhojë cilësi të shkëlqyeshme. Shqipëria? Po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante aty në mesin e talenteve të rinjë.

Sa i përket Lacios, trajneri Inzagi po tregon se mund të përfitojë më shumë sesa lojtarët që ka. Strakosha është lojtar me karakter të shkëlqyeshëm dhe disiplinë të madhe, që është ndihmuar shumë edhe nga babai i tij, që ka qenë portieri i Shqipërisë. Por ka ende hapësirë për përmirësim, të përmirësohet në aspekte jashtë portës, por padyshim tani që tani teksa jemi duke folur është tek 5 portierët më të mirë në Seria A”, tha De Biazi.