Stilisti i Jonida Maliqi flet për prapaskenat e saj me këngëtaren sërbe...

Stilisti i Jonida Maliqi flet për prapaskenat e saj me këngëtaren sërbe në Eurovision

233
0

Stilisti që u kujdes për paraqitjen e Jonida Maliqit në Eurovision 2019, ka zbuluar një prapaskenë të festivalit që lidhet me përfaqësuesen e Serbisë.

 

Ditë më parë nëpër mediat sërbe po qarkullonin lajme se ‘kinse’ Jonida Maliqi kishte provokuar përfaqësuesen e Sërbisë në Eurovision duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, shkruan lajmi.net.

 

Pas këtyre thashethemeve stilisti i këngëtares shqiptare ka publikuar një shkrim në Instastory, ku flet rreth kësaj çështje.

 

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm,  nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale” shkroi Ardi në postimin e bërë.