Lajme

Stërvitje në kushte shtëpie, Ronaldo përdor fëmijët në vend të girave

By vizional

April 14, 2020

Cristiano Ronaldo njihet për vullnetin e tij të hekurt dhe dëshirën për stërvitje jashtë fushës së futbollit.

Portugezi këto kohë ka qenë i izoluar në shtëpi, si gjithë kolegët e tij dhe shumica e njerëzve në botë, si pasojë e koronavirusit.

Ai poston shpeshherë foto dhe video në rrjete sociale, duke u stërvitur së bashku me të fejuarën, Georgina Rodrigues. Së fundmi, ai ka postuar një video duke bërë ‘muskuj barku’, ndërkohë që fëmijët e vegjël i vijnë rrotull dhe e “shqetësojnë”.

“Lëreni babin të bëjë punën e tij”, shkruan Ronaldo në instagram.

Kur e kuptoi se nuk mund të bënte asgjë, ai e mori vajzën dhe djalin dhe filloi t’i ‘përdorte’ si gira.