Në ditën e katërt të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Islandës, stërvitja e Kombëtares së Shqipërisë ka vazhduar normalisht, madje ka pasur edhe një lajm të mirë për trajnerin Edi Reja.
- Amir Abrashi dhe Ardian Ismajli, të cilët kishin ndjerë shqetësime gjatë së martës, duke u stërvitur të veçuar, tashmë kanë lënë pas gjithçka dhe janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të lojtarëve. Situata për të dy futbollistët nuk paraqitej problematike edhe gjatë momenti kur u konstatuan këto shqetësime, por gjithsesi tashmë rreziku ka kaluar.
Seanca stërvitore ka vazhduar me programin e zakonshëm, me ushtrime të lehta fizike, duke vazhduar me pas me pas përgatitje tekniko-taktike. Ndërkohë që gjatë paradites, trajneri Edi Reja, së bashku me stafin e tij dhe lojtarët, janë mbledhur për të analizuar kundërshtarin e tyre, në një diskutim që ka zgjatur përreth 35 minuta.
Përsa i përket skemës ende nuk ka një konfirmim, por siç edhe vetë numri një i stolit deklaroi në daljen e tij përpara mediave, kuqezinjtë do të luajnë me dy sulmues. Kjo ishte dhe dita e fundit e përgatitjeve në Frankfurt të Gjermanisë, pasi nesër në orën 11:00, Kombëtarja Shqiptare do të niset drejt Reikjavikut me një avion charter.