Lajme

Starova: Partizani e bën diferencën në javët në vazhdim

By vizional

October 31, 2019

Sulejman Starova ka analizuar Kategorinë Superiore deri në këtë pikë të kampionatit, aty ku ka folur për të gjitha skuadrat. I ftuar në emisionin “Pressing”, Starova u shpreh se kalendari ka një rol të rëndësishëm.

“Kam thënë se Partizani është skuadër e favorizuar. Kukësi është një tjetër forcë për kampionatin dhe mendoj se Partizani mund ta bëjë diferencën në javët në vazhdim. Pashë një skemë ku Kukësi ka një sulm të mirë me cilësi. Lerda e përfundoi me 3 në qendër dhe objektiv ishte të fitonte por mori masa që të ishte i sigurt në mbrojtje dhe ia arriti. Ishte ndeshje ku Kukësi nuk krijoi dot shumë raste dhe Lerda kërkonte nga lojtarët e shpejtë me Malën e Çinarin që të sulmonte.

Në të parën ishte e ekuilibruar e në të dytën më mirë Partizani. Mendoj se Partizani ishte më i kujdesshëm në mbrojtje dhe prandaj nuk kishte raste. Kishte duele të forta dhe ishte barazim i drejtë.

Për Bylisin kemi thënë që nuk ka pasur ngarkesë psikologjike. Në çdo vend të botës, skuadrat e mëdha kanë vështirësi me më të voglat. Nuk ka skuadra perfekt dhe ka bërë deri më tani një kampionat të shkëlqyer”, tha Starova