Lajme

Starova: Në Europian shkuam se na hapi rrugën Armenia, trajnerët shqiptarë do bënin më mirë

By vizional

November 22, 2019

 

Sulejman Starova mendon se Shqipëria ka vepruar gabim që në fillim të eliminatoreve të Europianit. Në “Pressing”, trajneri i njohur ka argumentuar se në këtë edicion është bërë diçka gjysmake. Gjithashtu, ai ka debatuar edhe kualifikimin e mëparshëm të kuqezinjve në Euro 2016.

“Shkuam pak edhe me fat atje në Europian, pas periudhës së De Biazit ne u nxituam me vendosjen e Panuçit si trajner. Atij i leverdiste se ishte lojtar i njohur e ka bërë emër dhe trajner ishte tjetër gjë. Atij i leverdiste me emrin e Shqipërisë, se Shqipëria ka emër sot. Gabimin e parë e bëmë me këtë, e pastaj nuk ishim të qartë me objektiva. Fakti që dolën të fundit mes ekipeve pretendente më mbush mendjen që duhet të bënim më shumë, praktikisht kemi bërë gjë gjysmake.

Kemi hyrë në edicion edhe duam të kapim rezultate dhe të bëjmë rinovim, kemi lojarë që nuk u bë rinovimi direkt e nuk u ndihmua trajneri.  Nuk ka dyshim që trajnerët shqiptarë do e bënin shumë më mirë punë në këto 6 ndeshje se do kohë të njohësh ekipin.

Rinovimi duhej dhe mjafton të mos ishte më Memushaj, Basha e Lenjani. Ky Qose papritmas e panë shqiptarët e ikën nga stadiumi, po ti kishin thënë këtyre tre faleminderit se po rinovojmë e Qose e të tjerët do merrnin më shumë minuta. Populli i ka sytë në ballë për të treguar diferencën mes Panuçit dhe Rejas, u tregua menjëherë.

Europiani 2016? E dimë se si shkoi Shqipëria atje. Të hapi rrugën Armenia pra, se nuk jemi në komunizëm. Të flasim gjërat siç anë”, tha Starova.