Lajme

Sportisti transmeton live në Facebook vdekjen e tij, “Sot do të fluturoni me mua”

By Vizion

August 28, 2016

Armin Schieder shihet në këto pamje duke u hedhur nga një lartësi shumë e madhe. Ai i filmon të gjitha përgatitjet e tij përpara hedhjes.

Ky sportist është i pasionuar pas sportit ekstrem dhe bën shpesh sporte të tilla edhe pse i rrezikojnë jetën. Në videon e mëposhtme shihet shumë i qetë edhe pse nuk dihet nëse ai do të vdesë apo do të jetojë.

“Sot do të fluturoni me mua”, thotë ai ndërkohë që e fut celularin në xhep pa e shkëputur nga transmetimi live dhe hidhet. Siç do ta shikoni pas kësaj nuk shihet gjë rreth tij, dëgjohet zhurma e erës, përplasja  e fortë, e më pas asgjë, vetëm tringëllima e bagëtive, Schieder gjeti vdekjen e menjëhershme.