Sport/ Futbollisti Klevan Këndella, ‘pantera e zezë’ rikthehet tek KS. Luftëtari

Sport/ Futbollisti Klevan Këndella, ‘pantera e zezë’ rikthehet tek KS. Luftëtari

46
0

KF Luftëtari, i njohur ndryshe edhe si Luftëtari FC ose thjesht Luftëtari ishte një klub futbolli shqiptar me qendër në Shqipërinë e Jugut Gjirokastër. Klubi u themelua në vitin 1926 si Shqiponja Gjirokastër dhe ka luajtur në tokën e tij në shtëpi, stadiumin Gjirokastra, që nga viti 1973. Por së fundmi, klubi i futbollit me emër, është ringritur nga arkiva dhe po përpiqet të zë vendin e tij të dikurshëm. Pas shumë problemeve të menaxhimit dhe vështirësive ekonomike, ai është rikthyer fuqishëm dhe ka bërë thirrje të atyre që i dhanë emër, talenteve të dikurshme të klubit. Një nga emrat e afruar është dhe Klevan Këndella. Ai po kryen stërvitje dhe po aktivizohet pranë këtij klubi. Klevani është një emër jo pak i njohur për arenën sportive shqiptare. Ai njihet si një djalë i zhdërvjellët për arsye të shkathtësisë në lëvizje dhe teknikave në top.
Po ku ka qënë Klevani deri tani?
Klevani i është përkushtuar një angazhimi komplet inovativ për Shqipërinë. Ai ka punuar me projekte të huaja nga organizata lokal dhe ndërkombëtare. Ai ka krijuar kurrikula dhe ushtrime stërvitore për gratë e margjinalizuara, trajnime të ndryshme e të rinjve që aspirojnë të bëhen futbollistë në shkolla të ndryshme të vendit si Korçë, Librazhd, Pogradec. Klevani ka punuar dhe si ekspert fiskulture në programe zhvillimi të shoqërisë civile si në Amerikën Latine etj, duke dhënë një kontribut humanitar të jashtëzakonshëm. Ai gjithashtu i është përkushtuar studimeve të larta për Edukim Fizik në Universitetin e Sporteve në Elbasan.
Duke i uruar Klevanit suksese ne urojmë që nismat e tij dhe ringritja e klubit elitar KS. Luftëtari të jenë productive. Në sondazhe të ndryshme tregohet se Gjirokastritët, këta qytetarë të UNESKO-s, e meritojnë më shumë se kushdo futbollin e të përfaqësohen në jetën kulturore e sportive Shqiptare.

Fotot e mëposhtme: Klevani gjatë aktiviteteve sportive.

loading...
Shperndaje