Spitali Klinik i Tetovës për 6 muaj me 60 mjek të rinj

Spitali Klinik i Tetovës për 6 muaj me 60 mjek të rinj

308
0

Në Spitalin Klinik të Tetovës janë pranuar 30 mjekë të rinj,të sapo diplomuar nga universitetet vendore,të cilët sot dhe kan filluar me punë.Sipas autoriteteve të spitalit, për gjashtë muajt e kaluar numri i mjekëve të pranuar ka shkuar në 60 mjekë që së shpejti duhet të shkojnë në specializim për reparte të ndryshme.

 

Tetovë, 10 shkurt – Drejtori Besimi shpreson se ky numër i mjekëve të pranuar do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të shërbimit në Spitalin Klinik të Tetovës dhe do të ndikojë që mjekët e rinj që mbarojnë studimet të kërkojnë punësim brenda vendit, thonë nga drejtoria e spitalit.

 

Siç bëhet e ditur mjekët e posapranuar, dhe më herët kanë filluar procedurën e specializimit nëpër klinikat e Shkupit ku edhe duhet të specializohen për degë të ndryshme që ka nevojë Spitali Klinik i Tetovës.