Spektakli i yjeve të tetorit tejkalon atë të gushtit, ç’do të ndodhë...

Spektakli i yjeve të tetorit tejkalon atë të gushtit, ç’do të ndodhë sonte në qiell

349
0

Në qoftë se keni vendosur të argëtoheni diku jashtë, bëni mirë të anulloni të gjitha planet pasi mbrëmja e 21-22 tetorit do t´ju ofrojë një prej spektakleve më të bukura që mund të keni parë ndonjëherë në qiell. Sipas ekspertëve të NASA-s, sonte do të keni mundësinë të shijoni një shi të vërtetë yjesh, ata guxojnë duke thënë se fenomeni i sotëm do të tejkalojë atë të 10 gushtit  (përllogariten të bien 30 yje në një orë). Tetori është muaji i Orionidëve. Këta të fundit janë fragmente të vogla pluhuri të lënë nga kometa Halley gjatë pasazheve të saj të shumta . Ata shkrihen në atmosferë me një shpejtësi mbi 60 kilometra në sekondë duke lënë një gjurmë të verdhë-gjelbër.  Po ç’lidhje ka një kometë me yjet që bien? Ideja se mund të kishte një lidhje mes dy fenomeneve lindi në vitin 1861, kur astronomi amerikan, Daniel Kirkwood hodhi hipotezën se, moria e yjeve që bien nga qielli shkaktohej nga mbetjet e kometave pjesërisht ose krejtësisht të shpërbëra dhe që ishin të pranishme në të gjithë orbitën e tyre. Në vazhdim, shumë astronomë të tjerë u përpoqën të gjenin lidhje mes kometave dhe yjeve që bien, por i pari që solli prova bindëse ishte italiani Giovani Schiparelli. Ai kuptoi se, “Lotët e Shën Lorencit” (ose më saktë yjet që bien gjatë muajit gusht) lidheshin në një farë mënyrë me kometën “Swift-Tuttle”. I njëjti astronom propozoi që t’i quanin këta meteorë “Perseidë”, sepse vendi nga vinin gjendej në galaktikën e Perseut. Kurse yjet e tetorit i quajti Orionidë pasi ato udhëhiqenb drejt konstelacionit të Orionit.