Kuriozitete

Specie e rrallë dhe në rrezik zhdukjeje/ Dallgët nxjerrin në breg breshkën oqeanike

By vizional

November 30, 2021

Dallgët e detit kanë nxjerrë sot në breg një breshkë oqeanike. Breshka e ngordhur është konstatuar ditën e sotme buzë detit në shëtitoren bregdetare ”Taulantia” të Durrësit. Këto breshka cilësohen si specie të rralla dhe në rrezik zhdukjeje.

Ndryshimet klimaterike i kanë sjellë këto specie drejt ujërave shqiptare. Vitet e fundit, në bregdetin e Durrësit kanë dalë të ngordhura disa breshka të përmasave të mëdha dhe të pazakonta për ujërat tona. Sipas detarëve, shkak i ngordhjes së breshkave mund të jetë ndotja e ujërave detare, veçanërisht nga plastikat.