Lajme

Spanjollët prishin planet e Milan, dy opsione për portugezin

By vizional

April 19, 2019

Sevilla ka vendosur të mos blejë nga Milan kartonin e sulmuesit portugez Andre Silva për sezonin e ardhshëm. Andaluzianët nuk duan të investojnë 38 milionë eurot e parashikuara në kontratën e huazimit që lidhën me kuqezinjtë, me këta të fundit që do të mirëpresin Andre Silvan në Milanello për të administruar të ardhmen e tij.

 

Sipas “Gazzetta.it”, opsioni i parë tashmë për “Djajtë” është të mbajnë për vete portugezin, që do të duhet të garojë për vendin e sulmuesit kryesor të Milan me Piatek dhe Cutrone.  Alternativa e dytë do të ishte një tjetër huazim, edhe pse klubi i drejtuar tashmë nga Elliott duhet të gjejë një blerës të gatshëm të investojë shifrën e famshme të shitjes, ose do të duhet të përfshihet si një “mall” shkëmbimi më të volitshëm për kuqezinjtë.