SPAK akuzon kardiokirurgun EDVIN PRIFTI për korrupsion pasiv, detaje të reja që...

SPAK akuzon kardiokirurgun EDVIN PRIFTI për korrupsion pasiv, detaje të reja që dolën nga dosja kur përgjohej gjyqtarja Hoxha (Pezullohen edhe dy infermiere)

389
0

Kardiokirurgu Edvin Prifti, një emër shumë i njohur mes mjekëve në QSUT është një nga njerëzit që e ka pësuar po aq shumë nga hetimet e SPAK që çuan në arrestimin mëngjesin e sotëm të gjyqtares Enkelejda Hoxha, që ishte bërë gati të lironte nga burgu një tjetër të dënuar.

Kardiokirurgu i njohur akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv i funksionarit publik pasi, në kohën që bëheshin përgjime për dosjen ndaj Enkelejda Hoxhës, kanë dalë të tjera fakte dhe prova për një çështje tjetër korrupsioni, që nuk ka lidhje në vetvete me arrestimin e gjyqtares.

Kjo nuk do të jetë shumë e lehtë për doktorin, që kohët e fundit ka qenë shumë aktiv në media edhe për shkak të situatës së covid-19.

Ndërkaq, bashkë me kardiokirurgun është akuzuar edhe infermierja Trendafile Frangu për të njëjtat arsye. Personi i tretë i ndaluar është Migena Skënderaj po infermiere në QSUT. Të gjithë personat kanë dalë në dosje, pasi është operuar mamaja e njërës nga funksionaret e gjykatës. Dhe pikërisht aty ka dalë gjithë historia e korrupsionit edhe në radhët e mjekëve