Ambasadorët e përhershëm të BE-së janë mbledhur në Luksemburg në prag të takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm, që do të ketë në fokus zgjerimin.
Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në tetor, ndërkohë që për Shqipërinë këto shanse duken shumë të pakta.
“Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europia janë mbledhur në Luksemburg pasditen e djeshme për të diskutuar mbi strategjinë globale të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe zgjerimi i kësaj organizate. Në tryezën e tyre edhe draft-konkluzionet mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ambasadorët e përhershëm duan të evitojnë me çdo kusht që ministrat e Bashkimit Evropian të rrinë me orë të tëra nesër për të aprovuar konkluzionet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç ka ndodhur një vit më parë, ku nuk kanë munguar edhe debate të ashpra midis ministrave të Jashtëm.
Për Maqedoninë e Veriut po diskutohet nëse duhet përfshirë në konkluzione një datë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Tetor, ndërkohë që për Shqipërinë shanset janë shumë të pakta që të përmendet një datë për hapjen e negociatave në Tetor.
Ambasadorët e përhershëm mund të mbarojnë në orët e vona, siç kanë ndodhur edhe vitin e shkuar, në një maratonë diskutimesh nga ora 9 e mëngjesit deri në 22:00”, – raporton nga Brukseli gazetarja Erisa Zykaj.