Sot të gjithë në “Tiranën e Re”, përpara Memës Dunga “qershia”...

Sot të gjithë në “Tiranën e Re”, përpara Memës Dunga “qershia” mbi tortë

361
0

Dita e sotëme  do të jetë e rëndësishme për Tiranën e këtij sezoni, pasi shënon fillimin e punës me grupin e ri që do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ardian Mema. Bardheblutë do të zbresin në fushë për të nisur edhe ata punën për përgatitjen e sezonit të ri, pak më herët se skuadrat e tjera të cilat nuk kanë impenjime në Europë, pasi trajneri Mema kërkon të vërë në zbatim planin e tij.

Ashtu si në edicionin  kaluar, klubi nuk dëshiron të shpenzojë kot për afrime të cilat nuk sjellin asgjë të re, ndaj që në ditët e para të grumbullimit, te Tirana do të jenë të pranishëm shumë emra të rinj  që janë prodhim i akademisë, të cilët do të përpiqen të fitojnë vendin e tyre në radhët e ekipit. Në këtë mënyrë, Mema do të ketë idetë më të qarta se çfarë të kërkojë nga emrat e afirmuar që do të përpiqen të afrojnë gjatë verës, përtej Bathës, Torasës e Kale që kanë nënshkruar tashmë për ta. Risia e Tiranës së këtij viti do jete përforcimi me sulmuesin e Luftëtarit , kenianin Ismaelel Dunga

Disa ditë në Tiranë e pastaj udhëtim drejt Ohrit, për të përgatitur atje me qetësi këtë fazë përgatitore shumë të rëndësishme për fatin e klubit i cili është ende në kërkim të investitorëve dhe në proces privatizimi të plotë. Ndaj i duhet medoemos që të zhvillojë një sezon sa më të mirë për të synuar që të lërë telashet e kaluara dhe të kthehet aty ai kishte mësuar tifozët për shumë dekada me radhë.