Sot Shqipëria në heshtje zgjedhore

Sot Shqipëria në heshtje zgjedhore

411
0

Dita e sotme në Shqipëri është heshtje zgjedhore, pas mbylljes të fushatës një ditë më parë nga Partia Socialiste, drejtuese e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane. Në zgjedhjet që priten të realizohen ditën e nesërme në 30 Qershor, opozita nuk do të marrë pjesë, ndërkohë që Presidenti I Republikës, Ilir Meta, ka anuluar 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 Tetor.

 

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke qëndruar kështu në heshtje zgjedhore.

 

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, -thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

 

Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë. Sipas MB lista e votuesve është e ndarë në 51% votues meshkuj dhe 49 votuese femra.

 

Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.