Sot seanca për Metën/ Kuvendi rrethohet me tela me gjemba, 250 efektivë...

Sot seanca për Metën/ Kuvendi rrethohet me tela me gjemba, 250 efektivë në terren

365
0

Debati për shkarkimin e Metës mbërrin në Kuvend, Rama flet në 12:00. 5 orë diskutime

Masa të shumta sigurie janë marrë nga policia për seancën e sotme në Kuvend. 250 forca policie do të jenë në terren.

Pak minuta më vonë pritet të nisë seanca në Kuvend për rezolutën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Mësohet se nga ana e policisë janë marrë masa të rrepta sigurie.

Mësohet se kuvendi është rrethuar me tela me gjemba dhe gardhe hekuri dhe në të janë të pranishëm 250 forca policie.

Seanca që do të nisë në orën 10:00 ka në rendin e ditës, një debat prej 5 orësh mes maxhorancës dhe opozitës për dekretin që shfuqizoi datën 30 qershor për zgjedhjet lokale.