Sot ne ndeshjet e “Europa League”, ja kush synon kualifikimin…

Sot ne ndeshjet e “Europa League”, ja kush synon kualifikimin…

434
0

Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit për fazën e grupeve në Europa League.

Gjatë të mërkurës, Liga e Kampionëve zbuloi 16 skuadrat që kaluan grupet dhe u kualifikuan në raundin tjetër të garës.

Europa League do të zbulojë 24 skuadra nga 12 grupet, ndërsa garës do t’i bashkohet edhe tetë skuadra nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve.

Klube si Arsenali, Roma, Villarreali, Bayer Leverkuseni, Tottenhami, Leicester City, Hoffenheimi, Dinamo Zagrebi, Benfica, Rangers dhe Lille kanë siguruar tashmë kualifikimin, ndërsa do të luajnë për prestigj.

Një klub i madh që ende është në garë dhe synon ta sigurojë kalimin e grupit sot është Napoli, i cili e pret Real Sociedadin dhe kualifikimin do t’ia jepte edhe një barazim.

Kualifikimin do të kërkojë sot edhe Feyenoordi që udhëton te Wolfsberger dhe i nevojitet vetëm fitorja.

Më poshtë keni të gjitha çiftet dhe oraret e ndeshjeve: