
Ende nuk dua ta besoj, që ti, miku im i mirë Gudar, sot në diten tende të lindjes, vendose të nisesh ne udhetimin tend drejt botës së përtejme! Nuk më besohet dhe as dua ta pranojë që ti sot më “refuzove “kafen që do ta pinim së bashku !! U shokova kur ra zilja e telefonit ne 7.00 të mengjesit dhe prof. Iliri, miku i perbashkët me lajmëroj per fatkeqësinë që kish ndodhur. Nuk dua ta besoj , që kur të vij në fakultet nuk do të gjej më ne Rektorat!
Ti ishe miku i te gjithëve . Nje shok i rrallë qe do të na mungoj të gjithëve. Nje gjysh model, që bente gjithçka per nipin dhe mbesen e tij, nje burre shembullor dhe nje babi me nje dimension te madh human! Nje rektor që asnjehere nuk e hoqi buzëqeshjen e mikepritjen nga buza !
Miku im i mire Gudar, e kam shume te veshtirë te te them lamtumirë! Telefonata jote e fundit ishte kur me more per te me ngushelluar per humbjen e mamit.. Fjalet e tua ishin aq njerezore e te ngrohta , fjale miku, qe vetem mikut mund t’ia thuash me aq miresi e mencuri! Ti me quaje “ motra e vogel “ dhe une perhere te ty kam ndjere mbeshtetjen e shokut , mikut dhe “vellait” qe asnjehere nuk e kisha !
Nuk kam fjale sesi të ngushëlloj Diten dhe vajzen! Do t’ju mungosh shumeee atyre. Do na mumgosh neve, shokeve e miqve te tu, studentëve te Universiteti Mesdhetarë, do t’i mungosh Akademikëve po dhe miqve e dashamiresve të tu, të Sportit dhe te Mundjes! Do t’i mungosh Federatës se Ambasadorëve të Paqes, që me aq perkushtim ti kontribuoje.. Do me mungojë kafja me ty, o i miri Gudar!!!
Per ty Dita e Lindjes dhe e Vdekjes do te jete një , 11 Maj.
Se ti ke vetem nje dite, ate te lindjes, pasi perhere do te jesh i kujtuar dhe asnjehere i harruar, ne zemrat e miqve, shokëve, studenteve, familjareve dhe te gjithe njerezve qe te njohen!
T’u prehte shpirti ne Paqe dhe dheu te qoftë i lehte , o i miri Gudar!
Lamtumirë miku i të gjithë Gudar Beqiraj! 😪😪🙏🙏🙏😪😪