Sot i jepet lamtumira e fundit Adela Xhamanit

Sot i jepet lamtumira e fundit Adela Xhamanit

1094
0

Në orët e para të mëngjesit të së dielës u dha lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të gazetares dhe ish-banores së ‘Big Brother Albania 2’, Adela Xhamani. Adela ndërroi jetë në banesën e saj si shkak i një ataku kardiak, shkruan lajmi.net. Në ora 12:00 do të mbahen homazhe në Kinemanë e qytetit të Kavajës, kurse varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 14:00. Njoftimin për ceremoninë mortore të Adelës e bëri miku i saj, Eraldo Rexho i cili ndër të tjera shkroi: “Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit… #TëDuaShumëAdela #MungonPafund“. Lajmi për vdekjen e Adelës ka tronditur gjithë opinionin, shumë prej fytyrave publike kanë shkruar fjalë emocionuese në telegramet ngushëlluese.