Bota

Sot dita e dytë e pushtimit të Ukrainës, sirenat e sulmit ajror tingëllojnë në të gjithë Kievin

By vizional

February 25, 2022

Sirenat e sulmit ajror vijojnë të dëgjohen në të gjithë kryeqytetin ukrainas Kiev.

Ato kanë vazhduar të dëgjohen gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit, ndërsa raketat ruse goditën objektet civile dhe ushtarake.

“Kiev sot nuk është një qytet që zgjohet, sepse pak kanë fjetur”, -thotë korrespondenti i BBC, Nick Beake.