Sot 19 vite nga tragjedia që tronditi botën, kujtohet 11 shtatori i...

Sot 19 vite nga tragjedia që tronditi botën, kujtohet 11 shtatori i 2001-shit, dita kur u sulmuan kullat binjake

390
0

Sot bëhen plot 19 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake në 11 shtator të 2001-shit, në zemër të New York-ut.

Disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara por edhe të gjithë globit.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin.

Sipas dëshmive të mëvonshme, sulmi ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, por shkaktoi një tragjedi akoma dhe më të madhe, që vijon të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdha.

Para 11 shtatorit, Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin bërë simboli i fuqisë ekonomike të SHBA-ve. Kanë qëndruar mbi Manhatan si qendër e tregtisë dhe biznesit që punësoi dhjetëra mijëra njerëz nga e gjithë zona e tre shteteve amerikane.