Soreca: Qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. BE do ndihmojë Shqipërinë të rindërtohet

Soreca: Qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. BE do ndihmojë Shqipërinë të rindërtohet

361
0

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, në një konferencë për media pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit, përcjell mesazhin e Bashkimit Europian për të ndihmuar vendin tonë.

Soreca tha se tashmë inxhinierë nga vende të BE-së kanë mbërritur në Shqipëri dhe po punojnë për vlerësimin e të gjitha ndërtesave. Ambasadori i BE-së tha se solidariteti i treguar nga vendet e BE-së ka qenë tepër i madh.

“Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Ky proces do të nisë që të enjten. Inxhinierët e BE-së janë këtu për vlerësimin me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE-së. Ne qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit dhe sot qëndrojmë përkrah Shqipërisë. Këtë javë kemi dëshmuar miqësinë mes popullit shqiptar dhe pjesës tjetër të Europës. Qytetarë të BE-së kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtyre ditëve duke dhuruar edhe donacione. Është treguar edhe një ngrohtësi nga populli shqiptar”, tha ndër të tjera Soreca.