Soreca: Kriminelët e nivelit të lartë i kryejnë bizneset nga burgu, duhet...

Soreca: Kriminelët e nivelit të lartë i kryejnë bizneset nga burgu, duhet të shoqërohen me masa shtesë

283
0

Në një konferencë për “Administrimin e pasurive të konfiskuara”, ambasadori i BE-së Luigi Soreca tha se Europa mbështet Shqipërinë në hapat për Reformën në Drejtësi.

Soreca deklaroi se disa kriminelë japin urdhra nga burgu dhe për këtë arsye duhet të bllokohet komunikimi i tyre me botën e jashtme.

“Kriminelët e nivelit të lartë janë njerëz shumë të vendosur që duan të bëjnë gjithçka vetëm të vazhdojnë të kryejnë bizneset e tyre, qoftë edhe nga burgjet në mënyrë që të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme për të komunikuar me miq të tyre po aq kriminelë sa ata, t’i urdhërojnë për të bërë gjëra nga më të ndryshmet dhe që nuk janë në burg me ta. Është regjimi i posacëm që njihet me emrin 41 / bis është e rëndësishme për të parandaluar këtë që të ndodhë nga muret e burgjeve. Ky lloj regjimi ka treguar që është efikas. Në zbatimin e plotë të këtij ligji Shqipëria si shtet anëtar me të drejta të plota të Këshillit të Europës duhet t’i përbahet rregullave që rrjedhin për burgjet dhe vendimeve të Gjykatës Europiane. Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është shumë i rëndësishëm. Kemi parë përpjekje të marrjes së masave ndaj personelit të burgjeve. Është e rëndësishme të shikojmë rezultate. Duhet të shoqërohen me masa shtesë. Qeveria ka marrë masa kurajoze për këto çështje. Disa punonjës të shërbimit policor, janë larguar edhe nga puna dhe këto duhet të ngrejnë standardet në burgjet shqiptare. Drejtësia dhe siguria do të mbështet nga BE. Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Eurocast. Ka ardhur koha që të gjithë ekspertët ti përdorin dhe Shqipëria të marrë hapa drejt BE. Është thelbësore që të vazhdohen këto përpjekje dhe standardet e integritetit në burgjet shqiptare të jenë në nivel të lartë pasi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet përparësia më e lartë. Ne do vazhdojmë tju asistojmë jo vetëm në nivel profesional por dhe financiar” u shpreh ambasadori ndër të tjera.