Sonte Shqipëri-Italia, kuqezinjtë synojnë ta ‘blindojnë’ pozitën e tretë

Sonte Shqipëri-Italia, kuqezinjtë synojnë ta ‘blindojnë’ pozitën e tretë

423
0

Kombëtarja shqiptare sonte në ‘Loro Boriqi’ sfidon Italinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’. Kuqezinjtë nën drejtimin e teknikut italian, Christian Panucci synojnë t’i ndalin ‘axurët’ të cilët duket se kualifikimi për në Rusi do të kërkojnë përmes barazhit. Skuadra shqiptare në duel me italianët vjen pas disfatës kundër Spanjës (3-0). Sfida mes Shqipërisë dhe Italisë pritet të luhet në një atmosferë të zjarrtë pasi që ditë më parë janë shitur gjitha biletat për këtë ndeshje që pritet të prodhojë një lojë dinamike. Kombëtarja shqiptare në duel me italianët, kërkon rezultat pozitiv në mënyrë që ta ‘blindojë’ pozitën e tretë, edhe pse ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë pasi që përballë do të kenë gjigantin evropian, Italinë. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë nis në orën 20:45.