Sondazhi/ Tifozët gjermanë votojnë për largimin e Joachim Low

Sondazhi/ Tifozët gjermanë votojnë për largimin e Joachim Low

369
0

Te Gjermania ka ardhur koha për një trajner të ri. Të paktën kështu mendojnë shumica e tifozëve të kombëtares së panterave, të cilët kërkojnë shkarkimin e Joachim Low.

Humbja turpëruese 6-0 ndaj Spanjës i ka vendosur kapak gjithçkaje dhe fansat mendojnë se ka ardhur fundi i një cikli.

Në një sondazh të zhvilluar nga agjencia gjermane e lajmeve “SID”, 84% të atyre që kanë marrë pjesë në sondazh kërkojnë shkarkimin e Low.

Ky i fundit është pjesë e Gjermanisë që nga Botërori i 2006-ës dhe është konfirmuar nga drejtuesit të paktën deri në përfundim të Euro 2020.

Dy emrat më sugjestionues që pëlqehen nga tifozët si pasues të Low janë ata të Jurgen Klopp dhe Hansi Flick.