Aktualitet

Sondazhi i parë për Tiranën: Sa deputetë marrin PS, PD e LSI

By vizional

June 01, 2017

Nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet në këtë qark që ka 34 mandate deputetësh. Rezultatet vijnë nga sondazhi i parë i realizuar nga Ora News dhe IPR Marketing. Nga 1000 persona të anketuar, 41% kanë votuar për PS. Marzhi i gabimit të sondazhit është +/-2.5% Po sipas sondazhit, Partia Demokratike renditet e dyta me 33%, Lëvizja Socialiste për Integrim e treta me 14.0%. Surpriza e sondazhit është partia e re e Ben Blushit, LIBRA, me 6%, ndërsa Sfida e Gjergji Bojaxhiut ka marrë 1.5%

Përkthyer në mandate:

PS merr 15 deputetë, 2 më pak se në 2013

PD merr 11 – 12 mandate, sa në 2013

LSI 5 mandate, 2 më shumë se në 2013

LIBRA merr 2 mandate.