Lajme

Solli në jetë një fëmijë dhe mungoi seancën e kaluar, deputetja e re e LSI betohet sot në Kuvend

By vizional

April 03, 2019

Ambra Borova

Ambra Borova, deputetja e re e LSI nga qarku i Shkodrës mungoi seancën e kaluar dhe nuk bëri dot betimin në Kuvend.

Por sot ajo ka marrë pjesë në seancë dhe është betuar sipas procedurës zyrtare.

Kujtojmë se Borova para pak ditësh ka sjellë në jetë një fëmijë dhe kjo ishte arsyeja që mungoi seancën e kaluar por sot, ajo e ka çuar deri në fund nismën për të qenë pjesë e Kuvendit të ri si përfaqësuese e LSI.