Sociaologu Gëzim Tushit dekorohet me titullin; “Personalitet të Shquar i Labërisë”

Sociaologu Gëzim Tushit dekorohet me titullin; “Personalitet të Shquar i Labërisë”

758
0

Shoqata Adhtetare Kulturore “Labëria” dhe Shoqata Atdhetare “Vërmiku” organizuan sot një aktivitet në nderim të sociologut të njohur vlonjatë Prof. Gezim Tushit me rastin e dekorimit të tij me titullin; “Personalitet të Shquar i Labërisë”. Në shoqërinë e sotme është e vështirë që të vdesësh atje ku ke lindur, ama që të ruash dhe mbash rrënjët kjo është shumë e rëndësishme, u shpreh sociologu i njohur Prof. Gëzim Tushi gjatë ceremonisë për nder të dekorimit të tij.

Image may contain: 5 people, including Gezim Tushi, people sitting, table and indoor

Merrnin pjesë anëtar të shoqatës Laberia dhe Vërmiku, intelektual të qytetit të Vlorës, miq dhe familjar të zotit Gëzim Tushi etj. Nderonte me prezencën e tij edhe Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj. Fjalën e rastin e mbajti Kryetari i Shoqatës “Labëria” dega Vlorë zoti Ahmet Demaj, i cili vlerësoi lartë kontributin e Profesor Gëzim Tushit në shumë fusha të jetës në Vlorë dhe kudo ku ka punuar dhe jetuar.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Kanë folur për jetën dhe aktivitetin e Profesor Gëzim Tushit përfaqësues të Shoqatës “Vërmiku”, drejtusi i Bibliotekës Publike “Shevqet Musaraj” z. Çlirim Hoxha etj. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj.

Image may contain: 3 people, people standing, suit and indoor

Më pas Kryetari i Shoqatës Mbarëkombëtare “Labëria” Prof. Dr. Ago Nexha i ka dorëzuar sociologut të njohur Gëzim Tushi vlerësimin “Personalitet i Shquar i Labërisë” për kontributin e vyer në fushën e studimeve filozofike dhe të sociologjisë në veçanti. Për të pranishmit familja Tushi shtroi një kokteil.