Aktualitet

S’ndalet luksi qeveritar, ministri Klosi me business class për Turqi

By vizional

August 25, 2019

Luksi i shfrenuar i qeverisë, Etilda Gjonaj shpenzon miliona për udhëtimet jashtë vendit. Fle në dhoma 700 € nata

Ministri ka zgjedhur të fluturojë me linjat business class.

Ende pa kaluar 24 orë nga publikimi i faturave të udhëtimeve të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, një tjetër ministër i Ramës ka zgjedhur të paguajë çmime të kripura për udhëtime.

Bëhet fjalë për ministrin Blendi Klosi, i cili vetëm pak më parë është nisur me një avion që udhëton drejt Turqisë.

Klosi ka zgjedhur të udhëtojë me linjën Business-Class, dhe jo me një linjë të çfarëdoshme, që udhëton çdo qytetar tjetër. Madje ministri i Ramës nuk ka preferuar të fluturojë me Air Albania, linja mjaft e reklamuar nga qeveria.

I ulur në sedilje, në foton e siguruar nga Dosja.al, Klosi duket mjaft i qetë, i rrethuar nga lukset që të sjell kjo mënyrë fluturimi.