“SMS-ja në telefon që më çuditi”- Mesazhi i Jozefina Topallit për politikanët:...

“SMS-ja në telefon që më çuditi”- Mesazhi i Jozefina Topallit për politikanët: Të ikin 4…..

718
0

 

Ish kryetarja e Parlamentit shqiptar dhe ish deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka qene e prekur sic tha ajo ne ceremonine ku Universiteti Luigj Gurakuqi ne Shkoder e nderoi me Cmimin e Karrieres. Ne fjalen e saj para te pranishmeve dhe familjes se saj, bashkeshortit, djalit e vajzes e nipit te porsalindur, Topalli dha edhe disa mesazhe politike per aktualitetin sot.

“Para pak ditësh, më erdhi një mesazh në celular nga një pedagoge e universitetit tonë e cila më vuri në dijeni se do nderohesha me një cmim nga universiteti Luigj Gurakuqi. E lexova por ndërkohë po mbaja në krahë, fëmijën e sapolindur të vajzës, thashë do i përgjigjem sapo të jem e lirë. Në fakt u cudita, zakonisht, kur bie nga pushteti, nuk të japin cmime, e gjeta veten me buzë me gaz. Jam shumë mirënjohëse për këtë cmim dhe të gjithë ju që jeni në këtë ceremoni shumë prekëse për mua.

Nëse dikush mendon se politika ka qenë pasioni im, gabohet, ndoshta unë jam sot këtu për shkak të angazhimit tim 20 vjecar në politikë, por pasioni dhe dashuria ime e madhe ka qenë matematika.

Unë isha mësuar që sistemi edhe pse isha e para hiqnin foton time nga tabela e nderit, as sot nuk ka ndërruar sistemi.

Tetë vite, nga 20 deri në 28 vjeçe, punova në stacion të mistri, si punëtore bujqësie, kam mbjellë tokën, kam prashit, kam mbajtur thasë. Më vonë më pranuan në Universitetin e matematikës në Tiranë, por për shkak të vajzës së vogël, e vijova në Universitetin e Shkodrës. Unë kam dështuar për shumë vite, derisa hyra në universitet. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr se kam imagjinuar se në liri do kishte mungesë përfaqësimi, sepse dikujt për të ruajtur karrigen e vetë i interesonte djegia e mandateve.

Ne duhet të ndryshojmë që tani sistemin e edukimit. Katër persona mbajnë peng vendin. Është kur i humbet të gjitha, kur ndihesh i fortë. Politika jonë është në krizë të thellë, vendi është pa përfaqësim. Nuk ka qeveri, opozitë, ata kanë deformuar demokracinë. Ose bëjnë pazare, ose bëjnë shantazhe. Është më mirë të ikin katër shahistët. Nëse forcat e vjetra politike nuk reformohen, ka vetëm një zgjidhje, një lëvizje të re”, tha Topalli.