Skuterat elektrikë. Dalin rregullat e reja, policia lajmëron ndëshkime

Skuterat elektrikë. Dalin rregullat e reja, policia lajmëron ndëshkime

204
0
Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash në lidhje me përdorimin e skuterave elektrikë dhe patinave elektrike. Janë vendosur 17 rregulla të reja që duhet të zbatojnë përdoruesit e këtyre mjeteve. Mos zbatimi i këtyre rregullave parashikon ndëshkimin me gjobë të përdoruesit të mjetit.
Ka një shtim fluksi nga ana e kësaj kategorie e mjeteve në kryeqytet shprehet Gerhard Baka specialist i  trafikut  Tiranës, çdo drejtues mjeti duhet të respektojë rregullat e qarkullimit por më të shumtët duhet të jenë drejtuesit e monopadëve sepse janë burim i shpeshtë i aksidenteve.Këta drejtues duhet të qarkullojnë në korsinë e biçikletave,dhe të mbajnë elementet e sigurisë sikurse janë me patjetër të detyuar ti zbatojnë sikurse jeleku fosforeshent kaska mbrojtëse të cilat bëjnë të mundur ndriçimin e aksit rrugor.Ato janë kategorizuar shprehet ai si mjete çiklistikë.

Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.

SANKSIONI:

Cilido që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga dyqind e pesëdhjetë deri në një mijë lekë.  Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë.
Këmbësorët, çiklistët dhe ata që përdorin skutera janë kthyer në shqetësim për shoferët në rrugë shpeshherë, duke u bërë burim aksidenti. Për këtë arsye, ditët e fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion për ndëshkimin e paligjshmërive të këtyre kategorive, krahas kontrolleve të vazhdueshme për shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në ditët e fundit janë 142 përdorues skuterash që janë ndëshkuar me masë administrative deri në 3 mijë lekë të reja. Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim. Specialistë të Policisë Rrugore në Shqipëri thonë se këto mjete kanë ndihmuar në reduktimin e trafikut në kryeqytet, por problem mbetet respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas tyre, drejtuesit e monopatinave duhet të pajisen me jelekë fosforeshent.
Për koçidencën e rastit ne u ndeshëm përballë një aksidenti të tillë në datën 07. 09. 2023 rreth orës 19 afër kafe Florës në Tiranë.Djali me skuter elektrikë rreth të tridhjetave i shtirë në asfalt me kokën që i dilte gjak.Ai kishte goditur një mjet në kthesë ishte përplasur në anën majtë të tij dhe kishtë fluturuar sipër kofanës së mjetit dhe u përplas  në asfalt. Burimet e ¨Policisë në vendngjarje nuk na bënë me dije për fajësinë e rastit.Duhej të ishin ekspertët ata që hidhnin dritë mbi fajësinë e mjetit apo skuterit elektrikë.Djali u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Në datën 07.08.2021 në Durrës, rreth ores 13.30  i moshuari Zef Beci u godit nga një skuter elektrik në lagjen Nr.5 të qytetit bregdetar teksa po kalonte rrugën. Pas disa muajsh, i moshuari ndërroi jetë 11 muaj më vonë si pasojë e goditjeve që kishte pësuar në kokë,e shumë raste të tjera të ngjashme si këto dhe aksidentale dhe deri në humbje jetësh.

Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.
Në të gjithë botën, zgjedhja e skuterave si mjet lëvizës më praktik, e për të mbaruar punë më shpejt po detyron shtetet të hartojnë dispozita ligjore kufizuese, madje disa prej tyre si Franca janë treguar edhe më të rreptë duke ndaluar tërësisht përdorimin e tyre. Pas aksidenteve të ndodhura për shkak të lëvizjes së pakujdesshme me skuter, edhe në Shqipëri po ndërmerren fushata ndëshkuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin, e humbjeve të jetëve dhe  shpresojmë një ditë, për ndalimin e tyre përfundimisht.
Gazetar Alfred Meminaj

 

Shperndaje