Skuqja e lëkurës gjatë dimrit; disa këshilla për të mos vuajtur më...

Skuqja e lëkurës gjatë dimrit; disa këshilla për të mos vuajtur më nga ky problem

618
0

Gjatë dimrit është e zakontë që disa pjesë të trupit, veçanërisht ato më të ekspozuara, d.m.th duart dhe fytyra, të kthehen në ngjyrë të kuqe. Zakonisht kjo ndodh tek personat që kanë lëkurë të thatë, e cila tenton të plasaritet e të petëzohet. Kur problemi nuk ka një natyrë fiziologjike (në këtë rast këshillohet të kontaktoni një specialist), shkaqet mund të jenë nga më të përhapurat: mungesa e hidratimit të trupit, larjet e shpeshta, ngrohje që shkakton tharje të ajrit të ambienteve, ujë tepër i nxehtë ose detergjentë larës tepër agresivë.

 

Medikamente kundra fytyrës së skuqur dhe irrituar

 

Pini shumë ujë për të hidratuar trupin tuaj, të paktën një litër ujë në ditë, duke shtuar edhe çajra e infuzione bimore. Jepini përparësi ushqyerjes së shëndetshme të përbërë nga shumë fruta dhe perime.

 

Për dushin ose banjën mos përdorni ujë shumë të nxehtë sepse mund të përkeqësojë skuqjen. Edhe detergjentet janë të rëndësishme dhe duhet të jenë natyrale, sipas epidermës suaj. Zgjidhni detergjentë kremozë ose delikatë të kombinuar me një tonik të butë e krem dite për t’u mbrojtur nga i ftohti dhe era.

 

Kur lani fytyrën, tamponojeni me peshqir dhe mos e fërkoni shumë. Sigurohuni që peshqiri të jetë i butë. Mund ta pastroni fytyrën gjithashtu duke zhytur një disk pambuku në një çaj me lule kamomili, pasi të jetë ftohur.

 

Mund të përgatisni gjithashtu maska me mjaltë, argan, aloe vera dhe shea. Xheli i aloe verës për shembull largon skuqjen dhe ka një veprim cikatrizues për lëkurën, sidomos  në rastin e çarjeve. Ju gjithashtu mund të shtoni tre pika vaj peme të çajit në rast të skuqjes nga infeksionet kërpudhore. Një maskë e shkëlqyer është dhe ajo përgatitur me dy lugë mjaltë dhe dy lugë vaj kokosi.

 

Për sa i përket ushqyerjes, shmangni sa më shumë ushqimet që nxisin çlirimin e histaminës dhe hollojnë kapilarët si djathrat e staxhionuar, pijet alkoolike dhe erëzat. Hani sa më shumë panxhar të kuq.

 

Provoni një banjë me  qullin e tërshërës: lëngu i saj ndihmon për të qtësuar lëkurën e irrituar dhe është një ilaç për skuqjet.

 

Masa mbrojtëse për lëkurën e skuqur

 

Për të mbrojtur në mënyrë adekuate duart tuaja, një tjetër zonë e prirur për t’u skuqur, vishni doreza dhe kur të keni mundësi, bëni maska të cilat janë shumë të shëndetshme. Një prej tyre është ajo me vezë, vaj bajmesh dhe avokado. Aplikojeni te duart dhe mbështilleni me qese plastike. Lëreni për 40 minuta, më pas shpëlajeni. Në fund, aplikoni një krem të mirë për duart.

 

Shmangni përdorimin e produkteve kozmetike me alkool, mentol ose vaj eukalipti pasi mund të shkaktojnë bezdisje të mëtejshme.