Lajme

Skuadrat nisin stërvitjen, Bundesliga “sfidon” koronavirusin

By vizional

April 07, 2020

Edhe pse Gjermania ka më shumë se 100 mijë persona të prekur nga koronavirsi, disa skuadra futbolli të Bundesligës gjermane kanë nisur stërvitjen me masa të kufizuara. Bëhet me dije se mes ekipeve që kanë nisur stërvitjen janë Shalke 04, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt dhe ditën e hënë pritet të dalin në fushë dhe kampionët e Bayern Munchen. Stërvitjet po zhvillohen në grupe të vogla dhe lojtarët nuk lejohen të takohen dhe mbajnë distancë nga njëri tjetri. Bundesliga, ashtu si gjithë kampionatet e tjera është pezulluar deri më 30 prill. Sa i përket Serie A, Premier Liga, La Liga dhe Ligue 1, asnjë skuadër nuk ka filluar stërvitjet.