Bota

Skoci, një referendum i dytë për të kërkuar pavarësinë

By vizional

April 25, 2019

Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon i ka kërkuar Parlamentit që të organizohet një tjetër referendum për pavarësinë e vendit, pas atij të vitit 2014 ku 55,3% e qytetarëve votuan për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Sturgeon tha se vota e skocezëve në referendumin për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian tregoi fuqinë e vogël që ka Skocia brenda mbretërisë. Për këtë arsye, ajo argumentoi se qytetarëve u duhet dhënë një tjetër shans për të zgjedhur nëse duan të jenë të pavarur ose jo.

 

Nicola Sturgeon propozoi që votimi të mbahet brenda legjislaturës aktuale, pra brenda majit të vitit 2021. Ajo shtoi se brenda këtij viti do t’i paraqesë Parlamentit një projektligj për të kërkuar referendumin.