SKICË/Kush e ka fajin? Debat politikë në kafene! Nga Nuri Dragoj

SKICË/Kush e ka fajin? Debat politikë në kafene! Nga Nuri Dragoj

606
0

Në një kafene, pak metra poshtë Credins Bank në Bllok, zhvillohej një bisedë e gjallë politike, flitej për zgjedhjet, për unitetin, rolin e partive politike, të individëve, të faktorit ndërkombëtar e të tjera. Aleko Frashëri qe i mendimit se, në historinë botërore, janë ndërtuar mure në kushte dhe rrethana të caktuara, që janë përdorur gjithnjë si simbol i ndarjes. Në dekadat e fundit, njerëzimi ka ndërtuar mure, më shumë se asnjëherë më parë, duke i theksuar më tej këta kufijë ndarës, nëpërmjet nxitjes së urrejtjes racore e fetare. Por tani është koha për t’i transformuar këto “mure ndarëse” në “mure lidhëse”, kudo në botë, pasi vetëm kështu mund të vendoset paqja, të mos dëgjojmë më fjalën “kamikazë”, shpërthime e breshëiri automatikësh, me qëllim që njerëzimi të jetojë i qetë. Ndërsa “muret” e ngritura nga politika shqiptare, mos gjetja e gjuhës së palëve edhe për çështje madhore të kombit, nuk ndryshon asgjë nga lufta partizanë-ballistë. Mbase ka ardhur koha që politika të mbledhi veten dhe ta shëmb murin e krijuar 73 vjet më parë, mur i cili në vend që të shembet, riparohet çdo ditë nga pak, për të mbetur një perde ndarëse e përjetshme, ashtu siç dëshirojnë të tjerët. Kjo mund të arrihet përmes dashurisë për kombin dhe ndjenjës së përgjegjësisë për ta bërë Shqipërinë. Ndaj politika duhet të përcaktojë disa vija, mbi të cilat nuk duhet të shkeli askush, në opozitë apo në pushtet qoftë. Mjaft vuajtën shqiptarët, pasi nuk e meritojnë këtë zvarritje të përjetshme. Nëse politika nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, duhet që t’i thërrasë mendjes populli, të bëjë të pamundurën për të sjellë ndryshimin. Duhet të tregojmë më shumë kujdes me fjalën. Dhe siç shkruan Dritëro Agolli, të gjithë duhet të reflektojmë sepse: Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë, / Pikojnë çezma me helm të zi / Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë! / Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Partitë e reja mund të sjellin shpresë, pasi trondisin partitë e vjetra dhe i detyrojnë të afrohen në brazdë, – tha Ajet Miniera, – por ato nuk kanë çfarë të bëjnë pa para. Afrojnë njerëz me të gjitha format, por sërish nuk është e lehtë përballë “të mëdhenjëve”, të cilët janë pasurur tej mase dhe kanë mësuar të gjitha hilet zgjedhore. Me ata duhet t’i bëshë sytë e veshët katër, sepse grupi i tyre është krijuar vonë dhe oreksi rritet jo me ditë, por me orë.

Dhe biseda shkonte te qeveria, pasi ajo e ka gjithçka në dorë. Por duket si jo normale që një anëtarë qeverie të flasi për punët e shtetit, madje edhe për sekrete, vetëm pse nuk është më në ato zyra.

-Të jeshtë anëtar i qeverisë dhe të nxjerrësh të fshehtat e shtetit, është krim, – tha me nervozizëm Medin Drizari. -Është një çështje që duhej të ishte marrë në dorë nga prokuroria dhe të hetonte me imtësi, si kishin dalë këto të fshehta.

Tjetri bëri shenjë miratimi dhe vështroi me vëmendje nga ndihmësit e tij. Pastaj filluan të tregonin anekdota të shumta, të mprehta si tehu i briskut, folën për trimëritë, konfliktet dhe mosmarrëveshjet që kishin patur, për gabimet që kishin bërë dhe tani pranoheshin si të tilla, ndonëse për atë moment nuk vlenin as për të ndjellë buzëqeshjen e një fëmije. Flisnin duke ndërprerë njeri-tjetrin dhe besonin se dilnin fitues vetëm në këtë mënyrë.

-Asgjë nuk është bërë zotërinj! Mendoni për një çast si ka qenë Shqipëria e dikurshme, – ngriti zërin Medin Drizari, – me rend e qetësi, me arsim e kulturë, me njerëz të punësuar, me bujqësi të zhvilluar, me të gjitha, veçse mungonte pak liria. Na duket sikur shohim një ëndërr të mrekullueshme.

-Atëherë luftonim në një mënyrë të çuditshme, – sqaroi Miniera. – Nëna vriste bijtë e vëtë. Nga anët tona, ajo buçe që hante këlyshët e saj vritej në vend. Dhe ju e kuptoni se kush ishte buçja para vitit 1990. Tani vërtetë ka krim, por ka liri mendimi e veprimi dhe ajo është e parashikuar me Kushtetutë, lëviz lirshëm brenda dhe jashtë vendit, kur dje haje plumbin, sot nuk kanë vend prapaskenat që kurdiste sigurimi, edhe pse ato janë pjesë e jetës, janë në gen të njerëzimit. Mos të harrojmë që gjëja më e keqe, ka qenë mospajtimi i mendimeve, për të cilën janë marrë shumë njerëz në qafë, pasi shteti monist kërkonte që i gjithë populli të mendonte njëlloj me atë që ishte në krye. Shumë gjëra mund të rregulloheshin pa mundim dhe të kuptoheshim sinqerisht me njeri-tjetrin, kur në fakt ngjarjet morën rrugë të dhimbsshme me pasoja tepër të vajtueshme.

-E njëjta gjë është edhe sot, ndonëse dje të pushkatonin me armë, sot të vdesin në mënyrë të ngadaltë, duke të lënë të papunë e pa të ardhura, – këmbënguli në të vetën Aleko Frashëri. – Por nuk mungojnë dhe rastet kur të zhdukin pa lenë gjurmë, se shembujt janë të shumtë. Unë jam me kategorinë e njerëzve që kanë shpirt të pastër, ndërgjegjen të larë dhe jo me ata që janë pjesë e klikave dhe grupimeve, që u shërbejnë padronëve të tyre shqiptarë dhe të huajë. Të tillë njerëz nuk hezitojnë të të zhdukin për pesë para.

Ndërhyri Preng Mirdita.

-Unë do të doja që të mos mbetej asnjë person i aftë dhe me vlerë, jashtë sistemit qeverisës, apo përfshirjes në administratën shtetërore, por në fakt, ne e dimë që ndodh e kundërta. Nëpër zyra vrapojnë ata që nuk dinë dhe s’japin asnjë ndihmesë në dobi të përparimit të shoqërisë. Nuk ka rëndësi organizimi i aparatit. Duhet kuptuar se pa ata njerëz të vlefshëm që mund të kryejnë detyrën, organizimi konstitucional e humbet vlerën.

-Atëherë unë po të them se, po të jetë kështu, nuk jemi dhe vetë pa gabime, – tha Tajar Vlora. -Mos harro që jetojmë në shekullin XXI dhe çdo njeri që e ndjen veten të aftë dhe të talentuar duhet të marrë nisma dhe të ngrihet kundër padrejtësive dhe t’i përvishet punës në të mirë të atdheut. Në të kundërt, do të thotë që të pranosh tërheqjen nga fusha e betejës dhe të mbyllesh në vetve, duke rënë në plogështi.

Medin Drizari e ndërpreu dhe tha me bindje.

-Nejrez të tillë i prishin punë qeverisë që drejton popullin e vet, pasi ajo kujdeset për të, si një prind fëmijën. Ata që ju i quani të ditur, u prishin mendjen rinisë, trubullojnë ujin, nxjerrin shumë telashe. Edhe për ne që kemi qëllime të pastra, si qielli në ditë maji, këto ide janë të papranueshme. Unë jam gati të bashkëpunojmë me të gjithë ata që pranojnë dhe që kanë pikëpamje dhe mendime të njëjta me tonat.

– Nuk do të pranoja kurrë të bashkëpunonim me kusht që të kem mendim të njëjtë me ju, sikur të më bënit edhe kryeministër, – u shpreh tërë nervozizëm Preng Mirdita. Pranoj të më quani të paaftë dhe të padobishëm, por jo që të bëhem pjesë e poshtërsive tuaja.

-Si të dëshironi, – tha Drizari. – Secili bënë atë që i pëlqen. Atëherë po ju them që vazhdoni të dremisni në qetësi, flini tërë ditën po të doni, por mos harroni që këto janë, dhe këto do të jetë në të ardhmen kushtet tona.

Bexhet Konica ishte bindur që e ardhmja e vendimeve që do të merrte, varej nga zhvillimet politike. Suksesi dhe dështimi e kishin burimin te mënyra e zgjidhjes së problemeve të shtruara në tryezë. Për të kryer si duhet ato që kishte në mendje i duhej kohë, duheshin menduar mirë dhe peshuar me gjakftohtësinë më të madhe të gjitha çështjet.

Ai kishte botuar 16 vepra, të gjitha të vlerësuara, por jetonte në varfëri të madhe. Refat Zylomadhi qe bërë qytetar nderi i qytetit të vetë, pati marrë dhe titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe pretendonte që së shpejti të bëhej “Nder i Kombit”, ndonëse nuk kishte botuar asnjë broshurë. Atë mbrëmje diçka e shtynte që të zbrazte gjithë ç’kishte në zemër, pasi nuk mund të duronte më gjatë. Ishte një shqetësim i pashpjegueshëm për të, që ngrihej nga thellësia e zemrës, gjaku i vërshoi në fytyrë, duart iu bënë grushta të fortë dhe filloi të dridhej.

– Çfarë ke zotëri që sillesh në këtë mënyrë? Nëse nuk pajtohesh me pikëpamjet tona, bëj si të duash, nuk ju detyrojmë të bashkëpunoni me ne, por mirë është që t’i shfaqni pikëpamjet tuaja, të na i thoni ato që t’i dimë, -tha urtë e butë Medin Drizari.

-Ja ku po ua them hapur fare, – tha me ton të lartë Ajet Miniera. – Kabineti juaj nuk po i kryen si duhet detyrat që ka ndaj popullit. Madje jam i bindur që kjo qeveri po e çon popullin në greminë dhe ju nuk jeni pa faj. Mbase jeni mësuar të dëgjoni fjalë të mira, pasi ata që ju rrethojnë ju bëjnë lajka dhe kritikat e mia ju duken të vrazhdëta, ju vrasin veshin. Mijëra njerëz po braktisin vendin çdo muaj nga politika juaj, pasi jeni duke ndjekur një strategji shkombëtarizmi për Shqipërisë.

Atë çast ra një heshtje që mesa dukej zgjati shumë. Refat Zylomadhi shtangu, lidhi duart kryq dhe priste çfarë do të thoshin të tjerët. Iu dukën krejt të pahijshme fjalët që pati dëgjuar. Ndryshimi nga një qeveri në tjetrën thuajse ishte i padukshëm. Bënin të njëjtën gjë. Vërtetë korrupsioni qe ca i lartë, por kjo ndodhte kudo, në gjithë botën, ku më shumë e ku më pak. Në fakt, thuajse gjithë qeveritarët sillen me harbutëri ndaj qytetarëve të vetë dhe gjunjëzohen para të huajve.

Ai e mori sërish fjalën dhe tha se qeveritarët po bëjnë të pamundurën dhe shumë shpejt vendi do të dalë nga kriza, por e keqja e këtij populli janë partitë e vogëla. Na e lini timonin vetëm neve dhe do të shihni që në mos do të hani me lugë floriri, është e sigurt që të gjithë do të kini lugë të argjendëta.

Ajet Miniera nuk duroi e i tha se anëtarët e kabinetit flasin me fjalë të bukura, se gjoja po përmirësojnë ligjet e po luftojnë korrupsionin, por në fakt luftën e kanë drejtuar ndaj popullit, sikur të jetë ai që e bënë korrupsionin. Tashmë unë i shoh nga afër me sytë e mij dhe në shumë raste kam mbetur i habitur, pasi ryshfetet kërkohen hapur dhe nuk mund të zgjidhësh asnjë problem pa paguar. Nuk ke ku të ankohessh. Nëse më parë dërgoje një letër, e problemi mund të zgjidhej, sot dërgo edhe 100 të tillë dhe nuk merr përgjigje kurrë. Për të takuar ndonjë pushtetarë në zyrë, asqë bëhet fjalë. Me paratë e taksave ju bridhni botën duke ndërruar dashnoret për çdo udhëtim, ndërtoni vila e hotele pa fund, visheni me kostume që kushtojnë aq shumë, sa me to një famileje e varfër nxjerr vitin me bukë. Ju talleni me popullin e gënjeni gjithë ditën. Të gjitha meritat ia veshni vetes madje me krenari, ndryshimet i shihni si fryt të punës suaj. Asnjë nuk mendon për të mirën e përgjithshme, por vetëm si të përfitoi për vete.

Ndërhyri Bexhet Konica me këto fjalë:

-Mos doni të thoni së ishte më mirë epoka e komunizmit? Keni frikë ngaqë po kopjojmë perëndimin?

-Jo, aspak! Nuk dua të them këtë, – shtoi Miniera, – por kopjimi të bëhet në mënyrë krijuese, pasi vendi ynë ka veçoritë e veta, ndaj dhe ligjeslacioni duhet t’i përshtatet atij, jo të përkthehet në mënyrë shabllone nga legjislacioni i vendeve të tjera. Madje dhe përkthimin e bëni të cunguar, sipas interesave tuaja. Nuk shajmë Kushtetutën, por politikanët që vënë dorë herë pas here në të. Ju bëtë ligj për ndarjen e tokës sipas frymëve, duke hedhur poshtë të drejtën e trashëgimisë së saj, pra një të drejtë universale. Kjo i ka kushtuar shtrenjtë vendit. Nuk vijnë investitorë të huajë, pasi ata e dinë që prona është e shenjtë. Paratë i bëtë rrush e kumbulla. Buxheti i shtetit po shkon vetëm për të shuar etjen tuaj të pangopur. Kjo e ka rritur zemërimin popullor dhe të shohim deri ku do të shkojë.

-Ne synojmë të shkojmë përpara, madje ta kalojmë kohën në të cilën jetojmë, të bëjmë shtet dhe për këtë pranojmë të marrim edhe mallkime, – tha me sriozitet Drizari. – Burri i shtetit duhet të shkojë përpara dhe t’i prijë shoqërisë. Reformat janë të dhimbshme. Energjia duhet paguar, sepse pa taksa nuk mbahet shteti. Edhe fëmija qan kur i japim ilaç, se është i hidhur, por ne duhet t’ia japim, sepse po të na dhimbset ngaqë qan, dhe e lemë pa ilaç, ai do të vdes dhe kjo është dhimbje edhe më e madhe.

Në çast ndërhyri Ajet Miniera.

-Ju thoni me zë të lartë se shteti ka nevojë për para dhe rrisni taksat pa pushim, por nëse doni me të vërtetë të qeverisni vendin sa më mirë, do të vidhnit më pak siç premtuat, do të pakësonit abuzimet, do të vinit në vendet e punës njerëzit e aftë dhe do t’ia lehtësonit popullit barrën e dhimbjes. Mos pretendoni se koka e dijes është qeveria, pasi të ditur ka kudo, në çdo sektor, madje ca më shumë jashtë qeverisë. Se po të ishte mbledhur gjithë mendja e ndritur në Parlament e qeveri, është njëlloj sikur të pranojmë që i gjithë gjaku na u mbledhka në kokë. Po të ishte kështu, atëherë krahët dhe këmbët do të thaheshin. Nëse koka do të fryhej shumë, do të humbiste drejtpeshimin. Ndaj them se duhet të jenë në raport të drejtë dhe se populli nuk është aq budalla, sa e mendoni ju.

-Ne kemi mangësitë tona, mund të bëjmë dhe gabime dhe t’i nxjerrim popullit vështirësi, – tha tërë seriozitet Refat Zylomadhi, dhe vijoi me tej. -Të thuash se ne punojmë dhe mendojmë vetëm për interesat tona, është e gabuar. Gjithë mekanizmi i lëvizjes së shoqërisë ngjason me një ingranazh gjigant që, siç dihet, përbëhet nga dhëmbëza. Ingranazhi lëviz sepse dhëmbëzat futen brenda njera-tjetrës. E tillë është dhe vetë jeta, ka të dala e të hyra, brenda popullit ka shumë njerëz të ditur, ka shkencëtarë, që me mendjen e tyre i japin shtysë zhvillimit.

Bisedën e mbylli Preng Mirdita. Ti lemë fjalët tha ai dhe të presim 25 qershorin. Mbase njerëzit do të jenë kthjelluar deri atëherë.